Shiten 27 mijë makina në 5 muaj, Volksvagen rritet në treg në vitin 2023

19 Qershor 2023 | 20:05

Në 5 muajt e parë të vitit 2023, në vendin tonë janë regjistruar 26 855 makina, duke e çuar numrin e përgjithshëm të mjeteve në qarkullim në 820 833.

Kërkesa për të marrë makina këtë periudhë është rritur gradualisht, pasi individët dhe bizneset në vend kanë parë një stabilizim të tregut të karburanteve, por edhe të inflacionit në përgjithësi.

Duke analizuar markat, Volksvagen ka zënë 24% të regjistrimeve të reja, ndjekur nga Benzi dhe Audi me 16 dhe 12%. Me këtë ritëm, Volksvagen shumë shpejt mund të bëhet makina e preferuar, status të cilin e mban prej vitesh marka Benz.

80% e makinave të blera janë porositur nga individët, të ardhura këto nga Italia, Gjermania e Zvicra e Koreja e Jugut.

Nëse shohim prirjen e tregut, makinat elektrike ende nuk po njohin rritje masive dhe kjo lidhet me çmimet dhe infrastrukturën në vend. Nga janari deri në maj në rrugë kanë hyrë vetëm 590 të tilla, ose 2.2% e totalit.

Bazuar në regjistrin e DPSHTRR-së dhe statistikave të popullsisë, del se në Shqipëri sot ka 1 makinë për 3.4 banorë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026

U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale

Efektivi i plagosur, Edison Adri i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në pjesën e nofullës. Burime bëjnë me dije se operaciono ka rezultuar i suksesshëm...
15:04 | 04/06/2026

Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten

Qeveria ka miratuar projektligjin “Për censin e bujqësisë”, një proces që synon të regjistrojë në mënyrë të plotë njësitë ekonomike bujqësore në të gjithë territorin...
14:46 | 04/06/2026