Kisha serbe po ndikon në shtimin e tensioneve, eksperti jep detajet

20 Qershor 2023 | 10:31

Eksperti i sigurisë Drizan Shala, tha në një intervistë për Euronews Albania se tensionet në prag të sezonit veror janë pikërisht plani i Vuçiç për të dëmtuar Kosovën.

Sipas tij do të bëhet i vështirë kthimi i emigrantëve në territorin e Republikës së Kosovës, rrjedhimisht gjërat do të koklaviten më shumë dhe tensionet do të rriten. Në këtë aspekt po ndihmon edhe ndikimi fetar me Kishën Otodokse Serbe.

“Tensione të tilla në prag të verës kur shumë do të mësyjnë në Kosovë, unë mendoj që ky është plani i Aleksandër Vuçiç. Ai dëshiron ta mbajë tensionin sa më gjatë të jetë e mundur, deri më 28 qershor, ku pastaj do të vërehen edhe ato paralajmërimet e bëra nga ana e tij ku tha se do të marrë hapa konkretë dhe radikalë në drejtim të çështjes së serbëve në Republikën e Kosovës dhe më gjerë. Pra situata është shumë e tensionuar, gjë që e ka vënë në dukje dhe komandati i KFOR-it.

Nëse ky qëndrim dhe kjo bllokadë vazhdon edhe përgjatë muajit korrik, atëherë emigrantëve do t’iu vështirësohet rruga për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës dhe ky është qëllimi kryesor me të cilin qeveria e Serbisë do t’i bëjë presion qeverisë së Kosovës: që të tërhiqet nga qëndrimi i saj për të bllokuar mallrat dhe maunet për të hyrë në territorin e Republikës së Kosovës,” – u shpreh Shala.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026