Kontrollet e policisë në MEK, muxhahedini i larguar nga kampi: Policia ka të drejtë
Rahimi, ish-anëtar i muxhahedinëve, tha se e njëjta gjë ka ndodhur edhe para 1 viti për ata që tashmë janë larguar nga kampi MEK.
Sipas tij, policia ka të drejtë t’i kryejë ato kontrolle sepse është detyra e tyre.
“Edhe ne na ndodhi një kontroll i tillë para 1 viti nga SPAK-u dhe nga anti-terrori që të na kontrollojnë. Policia ka të drejtë të të kontrollojë dhe të të pyesë; është puna e policisë kjo. MEK-u e di veten shumë ndryshe, e di veten si një pozicion jashtë Iranit; dhe ne jemi të vetmit drejtues të Iranit dhe ata që do të zëvendësojnë Iranin dhe kanë gjithmonë luftë. Nëse shikoni televizionin e vetë kampit, MEK-u arriti me sulme kibernetike të vjedhë të gjitha të dhënat e shtetit iranian. Ka shumë anëtarë që janë tani në MEK që kanë studiuar kibernetikë dhe janë shumë të mirë në teknologji. Unë vetë kam punuar në MEK me televizione dhe e di shumë mirë që ata janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë. Ata e dinin shumë të mirë që janë ndërprerë marrëdhëniet e Iranit me Shqipërinë, por thuhet se Shqipëria është vendi ynë,” – u shpreh Rahimi.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)