Mutacioni i Covid-19, Maqedonia e Veriut ndalon fluturimet nga Britania e Madhe

21 Dhjetor 2020 | 15:22

Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi ndalimin e fluturimeve drejt Britanisë së Madhe, pas paraqitjes së mutacionit të ri më të rrezikshëm të coronavirusit.

Fluturimet nga Britania e Madhe drejt Maqedonisë së Veriut do të vazhdojnë, por të gjithë udhëtarët që vijnë nga ishulli do t’i nënshtrohen izolimit të detyrueshëm 14 ditor. Fluturimet nga vendet e tjera vazhdojnë normalisht dhe pa masë për izolim, përveç rasteve që do të konsiderohen të dyshimta nga protokollet e aeroportit.

 “Në prag të festave të fundvitit, fluks i shtuar në aeroportin e Shkupit nga mërgimtarët që po vijnë ta bëjnë pushimin në vendlindje. Ndërkohë aeroporti po i ndjek të gjitha protokollet për identifikimin e rasteve potenciale të infektuar me coronavirus me matje të temperaturës dhe kontrolle të tjera në hyrje dhe dalje të aeroportit”,  raporton gazetari, Benjamin Arifi.

Emigrantët që po kthehen nga shtetet e Evropës thonë se nuk presin probleme gjatë kthimit, pasi veç Britanisë se Madhe, linjat tjera vazhdojnë të qarkullojnë normalisht.

Opinionet e të kthyerve për festat:

 “Leverkusen, Gjermani. Udhëtimi ka qenë shumë mirë. Do rrimë nja dy javë”.

 “Vijmë prej Gjermanisë, do të rri 10 ditë. Nëse e kemi testin negativ, nuk ka probleme për tu kthyer”

 “Vij nga Duseldorf, Gjermani. Jemi transit për Kosovë. Sipas Ministrisë së Gjermanisë, besoj kur të kthehemi duhet të rrimë 7 ditë, pastaj të fillojmë punën”

 “Në Zvicër jam unë, ajo ka ardhur nga Gjermania sot. Unë kam ardhur me veturë, 15 orë kemi pritur në kufi”

Që nga fillimi i pandemisë, Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit ndjek protokolle strikte për të kontrolluar qarkullimin.

Aeroporti është i hapur vetëm për udhëtarët, ndërsa familjarët dhe miqtë që presin të afërmit duhet të presin në ambientet e jashtme.

Brenda janë vendosur kamera termike që skanojnë udhëtarët. Të gjithë ata që rezultojnë me temperaturë mbi 38 gradë nuk lejohen të udhëtojnë, ose nëse vijnë nga jashtë, izolohen deri në kryerjen e testit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrim etnik, reagon Ali Ahmeti: Tronditëse, çnjerëzore dhe e papranueshme

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviç e cila në një intervistë...
11:50 | 15/07/2026

Policia dhe partnerët amerikanë arrestojnë në Durrës 2 të kërkuar për vrasje nga Maqedonia e Veriut

Dy shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të akuzuar për vrasje, plagosje, armëmbajtje pa leje dhe pjesëmarrje...
13:31 | 11/07/2026

Tre zyrtarë shqiptarë nga RMV: Nuk na lejuan të hyjmë në Shqipëri

Tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut, deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të VLEN-it Bekim Qoku, deputeti Adnan Azizi dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë,...
18:16 | 08/07/2026