Frikë nga turizmi masiv në Francë, qeveria merr masa për shpërndarjen e turistëve

20 Qershor 2023 | 20:29

Është një nga perlat e turizmit francez. Plazhi Etretat dhe shkëmbinjtë e tij të famshëm tërheqin 10 mijë persona në ditë në pikun e sezonit, një fluks që përbën një kërcënim real për ambientin dhe madje ekzistencën e vetë shkëmbinjve, që mund të dëmtohen nga erozioni dhe ndotja.

“Ne kemi rreth 1.5 milionë vizitorë në vit. Nga këta, rreth 800 mijë janë udhëtarë ditorë, njerëz që vijnë për ta vizituar ditën dhe që nuk qëndrojnë natën. Ne duam ta ndryshojmë këtë dhe po bëjmë që njerëzit të vijnë edhe në dimër, në mënyrë që të shpërndahen”, thotë Shai Mallet, ambientaliste.

Qeveria franceze ka prezantuar një plan për të kontrolluar turizmin e tepruar në zona historike si mali San Shishel dhe thesare të tjera kombëtare si ishulli i Berhatit, apo parku kombëtar Kalanke’.

Shteti francez po konsideron edhe marrjen e masave për të lehtësuar turizmin masiv në shkallë vendi. Një nga objektivat e tij është që “influencuesit” në rrjetet sociale të flasin edhe për pasojat dhe të inkurajojnë njerëzit të kërkojnë shtigje të tjera përveç atyre të zakonshme. Franca, thonë zyrtarët, është shumë më tepër se Parisi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s

Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s, tha sot kryeministrja italiane Giorgia Meloni pas bisedës me kolegët e saj francezë, gjermanë, britanikë dhe...
22:38 | 24/06/2026

Pse vala vdekjeprurëse e të nxehtit në Evropë nuk është për shkak të një fenomeni natyror të motit

Evropianët po vuajnë nga vala e fundit e të nxehtit, për të cilën ekspertët thonë se po “përforcohet nga ngrohja afatgjatë” – jo nga El...
18:25 | 24/06/2026

BE-ja shkurton afatin e pranimit të Ukrainës për shkak të rezistencës hungareze

E përballur me rezistencë të përtërirë nga Hungaria, BE-ja është detyruar të ndryshojë planet dhe tani synon të zhbllokojë dy, në vend të pesë, grupeve...
18:18 | 24/06/2026