“Asnjë përfitim financiar”, Fatmir Mediu: Ja si u negociua ardhja e muxhahedinëve
Ish-ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu i ftuar në një lidhje direkte në emisionin “Now me Erla Mëhillin” tha se nga strehimi i muxhahedinëve nuk kemi pasur kurrë një përfitim ekonomik.
Ai tha se në kohën e qeverisë Berisha u negociua të pranoheshin rreth 250 muxhahedinë, ndërsa Rama pranoi të merrte diku rreth 3000 por në të dyja rastet sipas tij nuk ka pasur përfitime ekonomike.
Ai tha se përfitimet kanë qenë vetëm politike, si një shtet aleat e për pranimin e muxhahedinëve kanë marrë vlerësime nga e gjithë politika amerikane.
“Dua t’ju kujtoj në atë kohë është negociuar nga ana e zotit Berisha që të ishin rreth 250 muxhahedinë që do të vinin në Shqipëri ndërsa pjesa tjetër do shkonin në Amerikë e në vende të tjera.
Qeveria Rama mori përsipër të merrte rreth 3000. unë nuk di të ketë pasur ndonjë diskutim për çështjet financiare në lidhje më këtë çështje.
Madje as në fillim ne nuk kemi pasur përfitim financiar, përfitimi ka qenë vetëm politik si një vend partner që hapi dyert për të ndihmuar rezistencën iraniane dhe për këtë kemi marrë vlerësime nga gjithë politika amerikane”,-tha Fatmir Mediu për Euronews Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme