“Përse u largova nga MEK”- Iraniani zbulon çfarë ndodh brenda kampit
“Nga kampi i MEK në Manëz, Irani sulmohet kibernetikisht çdo ditë”- kjo është deklarata që vjen nga Sarfaraz Rahimi, ish-pjesëtar i kësaj oraganizate, i cili prej 7 vitesh është larguar dhe jeton i lirë në kryeqytet.
Nga studio e Euronews Albania, ai shpjegoi se si brenda kampit kanë pranuar se kanë hakeruar të dhënat e Ministrisë së Brendshme dhe të Jashtme në Iran.
Lufta midis Iran-it dhe MEK-ut ka shumë vite që po bëhet. Më parë MEKU-u ka qënë në Irak dhe bënte veptimtari terroriste nga atje. Tani që është në Shqipëri nuk ka mundësi të kryej akte terroriste dhe kryen sulme kibernetike. Para një muaji, vet televizioni i MEK, i quajtur “Kinemaja e Lirisë”, ka pranuar që ka hakuar Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme të Iranit dhe ka treguar çdo gjë. Cdo ditë ka patur probleme hakerimi që janë bërë nga kampi i Ashrafit. Edhe në Iran bëjnë një punë të madhe me të rinjtë që të jenë kundër qeverisë atje.
Prej 17 vitesh pjesë e organizatës së MEK, Rahimi rrëfeu se brenda kampit nuk arrijë të komunikojnë as me familjarët e tyre.
“Kam qenë 17 vite pjesë e MEK-ut, kam 7 vjet që jam larguar. Kam ardhur në Shqipëri për t’u larguar. Arsyeja ime kryesore e largimit ka qenë sepse në kampin Ashraf nuk na lejohej asnjë komunikim me familjarët. Telefoni, kompjuterët kanë qenë të ndaluar. Familjarët i kam në Iran. Ka qenë dhunë psikologjike, çdo gjë me urdhra dhe detyrim. 17 vite interneti është përdorur vetëm për pjesën kibernetike. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet që jam larguar”, tha ai.
Sipas tij operacioni policor në ambientet e kampit ishte mëse normal dhe nëse banorët e MEK-ut nuk kishin asgjë për të fshehur nuk duhej të reagonin në atë mënyrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania