UEFA gjobit Jose Mourinho për fyerjet ndaj arbitrit në finalen e Europa League

21 Qershor 2023 | 20:29

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, është përjashtuar nga drejtimi i skuadrës për katër ndeshjet e ardhshme në garat e UEFA-s për fyerje të arbitrit Anthony Taylor.

Në disfatën e skuadrës së tij ndaj Sevillas në finalen e Europa League, portugezi hyri në fushë disa herë, ofendoi dhe sulmoi Anthony Taylor dhe më pas, edhe pas ndeshjes u shfaq një video që tregonte qartë se Mourinho i bërtiste Taylor përballë stadiumit dhe asistentëve.

Ky nuk ishte fundi i sikletit për Taylor. Shumë tifozë të Romës e ndoqën atë dhe familjen e tij deri në aeroport, duke e sharë vazhdimisht dhe sigurimi u detyrua të reagonte, duke e çuar atë në “zonën e sigurt” të aeroportit të Budapestit.

Në finale, Sevilla fitoi me penallti dhe kështu i shkaktoi humbjen e parë Mourinhos në finalet e garave evropiane. Arbitri Taylor dha 14 kartonë të verdhë në këtë ndeshje (më shumë në historinë e finaleve të Ligës Evropiane). Gjithashtu, Roma beson se është dëmtuar për penalltinë, të cilën anglezi nuk e akordoi dhe nuk u konsultua as me VAR-in.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026