E vërteton ADN-ja, trupi i murosur në Spanjë është i 22-vjeçares shqiptare
Policia spanjolle ka gjetur më 6 qershor trupin e Sibora Gaganit, të resë me origjinë shqiptare e cila rezulton e zhdukur që nga viti 2014, në banesën që ajo ndante në Málaga me të dashurin Marco R., autorin e vrasjes.
Deri në këto momente ishin dyshime, ndërsa tashmë ADN-ja e ka vërtetuar se trupi i murosur është i shqiptares.
Pas arrestimit nga policia, Marco R. rrëfeu se e kishte vrarë dhe murosur Gaganin si dhe shtoi se kishte përdorur edhe acid për të zhdukur trupin.
Mediat spanjolle i gjetën eshtrat e 22-vjeçares shqiptare në një qese plastike brenda një muri në banesën në Malaga, ku banonte çifti.
Sibora Gagani u shpërngul me Marco R. në Costa del Sol në vitin 2011 dhe u zhduk më 7 korrik 2014, pak pasi ndërpreu marrëdhënien me të, një datë prej të cilës familja e saj, e cila banon në Itali, nuk kishte asnjë informacion mbi vendndodhjen e saj.
Hetimi për zhdukjen e Gaganit rifilloi pasi Marco R. u arrestua për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij të re.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së