“Beleri i burgosur politik”, Dule: Të lirohet menjëherë. Po shkelet sovraniteti
Çështja e Fredi Belerit, kryebashkiakut të Himarës që u arrestua 2 ditë para zgjedhjeve të 14 majit, u rikthye në parlament. Kreu i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule kërkoi lirimin e menjëhershëm të tij, duke e cilësuar si të burgosur politik.
“Një qytetari Dionisios Alfred Belerit i dhunohet në mënyrë arbitrare dhe nga çdo këndvështrim liria, i privohet e drejta kushtetuese për të ushtruar kompetencat dhe përgjegjësitë që i kanë ngarkuar bashkëqytetarët e tij.
Një komuniteti atij të bashkisë së Himarës, i nëpërkëmbet e drejta klasike e sovranit, e përse të gjitha këto? Thjesht e vetëm sepse nuk i pëlqen Ludovikut të parë të Shqipërisë. Mund të ketë dhe ka shumë aspekte të drejtësisë, të cilat e mbajën në mënyrë të paligjshme zotin Beleri, por motivuesi dhe dirigjuesi është Kryeministri i vendit”,-tha Vangjel Dule.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve