Projektligji për kanabisin/ Meta: Të kthehet pas, qeveria nuk është konsultuar më BE
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha në një komunikim për mediat se është kundër miratimit të projektligjit për përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore. Ai tha se asnjë qytetar nuk mund të jetë i qetë nga miratimi i këtij ligji që sipas tij duhet të kthehet pas.
Meta ka shtuar gjithashtu se miratimi i projektligjit nga qeveria ka ardhur në një kojë kur situata e trafikut të drogës është më e rëndë se kurrë më parë dhe se kjo është bërë pa u konsultuar më parë me Bashkimin Europian.
“Me projektligjin për kanabisin qeveria detyrohet tu paguajë atyre për kontributin madhor. Kjo miratohet në një moment kur situata e trafikut të drogës ka qenë më e rëndë se kurrë ndonjëherë. Situata është e rëndë dhe qeveria e policia janë të kapura kokë e këmbë. Ka një dështim total në luftën kundër saj.
Përfaqësues të BE konfirmojmë se qeveria nuk është konsultuar me ta për një ligj të tillë. Është e qartë që legalizimi është legalizim i narkoshtetit që blen zgjedhjet dhe shpopullon vendin. Asnjë qytetar s’mund të jetë i qetë! Kthimi pas i këtij ligji, e vetmja mënyrë për të zmbrapsur murtajën që ka kapluar vendin”,-tha kreu i PL, Ilir Meta.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut