“Rrezikojmë pjesmarrjen në zgjedhjet në Kukës”, Sefa: S’ka kush të dorëzojë kërkesën
Sekretari për çështjet ligjore dhe zgjedhore në Partinë Demorkatike, tha se kjo e fundit rrezikon të mos futet në zgjedhje për shkak se nuk ka se kush ta regjistrojë si subjekt zgjedhor.
Sefa shpjegoi se sipas kodit zgjedhor kërkesën duhet ta dorëzojë kryetari i partisë, ose në mungesë të tij e dorëzon kryetari i komanduar, ndërsa në këtë moment Partia Demokratike nuk ka asnjërin e as tjetrin çfarë e rrezikon futjen e tyre në zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Kukës.
“Do kemi vështirësi për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor në zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë Kukës, pasi Alibeaj ka dhënë dorëheqjen si kryetar i komanduar, Jorida Tabaku nuk e mori përgjegjësinë ta bënte sot ne nuk kemi një organ i cili duhet të regjistrojë Partinë Demokratike në zgjedhje.
Ne rrezikojmë të mos futemi dot në zgjedhjet pasi nuk kemi një drejtues që të na regjistrojë në bazë të statutit. Kodi zgjedhor kërkon kryetarin, ose kryetarin e komanduar, në nuk kemi asnjërin”,-tha Indrit Sefa.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqiptarët të lidhur me kartelin “Los Lobos”, Artan Hoxha zbardh të vërtetën
Tare: S’ka rëndësi nëse ishte Goxhaj apo jo me UÇK
Studiuesi zbulon letrën e arkitetit holandez dërguar Ramës: Ti duhet të jesh mbret i Shqipërisë
- 15:12 Dy viktima në Tajvan pas përmbytjeve masive, paralajmërime të reja për reshje të dendura
- 15:04 Kina dhe Rusia zhvillojnë stërvitje të përbashkët ajrore mbi Detin e Japonisë dhe në pjesën perëndimore të Oqeanit Paqësor
- 14:45 Bahreini: U shënjestruam nga dronë iranianë pas sulmeve amerikane ndaj Iranit
- 14:32 “Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme
- 14:17 Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”
- 14:02 Nga Chevrolet te raketat Patriot, Amerika ndryshon strategjinë ushtarake