Hakorja: Pika kulminante që i vuri kapakun raporteve të Yuri Kim dhe opozitës
Gazetari Fatos Hakorja tha në emisionin Now në Euronews Albania se pika kulmore në thyerjen e marrëdhënieve mes opozitës dhe SHBA ishte vendimi për djegien e mandateve dhe refuzimi për ta tërhequr këtë vendim edhe pas kërkesës së tyre.
Hakorja u shpreh se problemet nisën kur amerikanët insistonin për reformën në drejtësi që ta bënin sipas modelit të tyre, ndërsa opozita kërkonte disa ndërhyrje.
Kjo, sipas tij u pa si frikë e opozitës për të mos u dënuar zyrtarë të lartë.
“Për të gjykuar punën e një ambasadoreje duhet ta krahasojmë me paraardhësit. Opozita ka pasur probleme jo vetëm me Yuri Kim por edhe me ambasadorët Lu dhe Arvizu. Problemet nisën kur amerikanët insistonin për reformën në drejtësi ta bënin në formën e tyre, me formulën që gjetën dhe opozita kërkonte disa ndërhyrje. SHBA e kërkuan reformën në atë formë, opozita këmbëngulte të bëheshin ndryshime. Kjo u pa si frikë e opozitës për të mos u dënuar zyrtarë të lartë. Kjo ishte një beteje e ndershme. Ajo që i vuri kapakun ishte djegia e mandateve në mënyrë të beftë dhe refuzimi i PD jo vetëm për të marrë pjesë në zgjedhje dhe për t’u kthyer në institucione. Kjo i vuri kapakun marrëdhënieve të këqija të opozitës me SHBA”, tha Hakorja.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta