Prishtina jep 50€ në muaj për këdo që adopton 1 qen rruge, vendimi ngjall debat

23 Qershor 2023 | 07:33

Komuna e Prishtinës këtë javë ka nisur aksionin për largimin e qenve endacak nga rruga dhe dërgimin e tyre në strehimore të licencuar nga Agjencia e Veterinës dhe Ushqimit.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica ka deklaruar se ky aktivitet ka si qëllim që qentë të trajtohen në mënyrë humane e të përgatiten për adoptim. Sipas tij, një person që e merr një qen do të subvencionohet me 50 euro në muaj.

Ai ka sqaruar se Komuna po ashtu është duke e përgatitur rregulloren për trajtimin e qenve endacak, ku përfshihet edhe mënyra se si mund të adoptohet një qen, të cilin do ta trajtojë falas në çfarëdo kohe veterineri i kryeqytetit.

Qytetarët që janë të interesuar që të bëjnë adoptimin e qenve do të lidhin kontrate me komunat për subvencionim dhe adoptimi do të bëhet vetëm nëpërmjet strehimores e cila është e licencuar dhe do të bëhet nga qendrat që merren me trajtimin e qenve. Pra nuk mundet qytetari të shkojë dhe të marrë një qen në rrugë, por duhet t’i drejtohet strehimores dhe strehimorja do t’i japë një qen për adoptim i cili është i sterilizuar, i kastruar, i vaksinuar dhe i shëndoshë. Do të lidhet më pas kontrata me kryeqytetin dhe do të subvencionohet në baza mujore 50 euro për qen. Duke përmbushur edhe obligimet që do të rrjedhin nga kontrata, si për qytetarin si për kryeqytetin, parashikohen edhe gjoba në rast se qeni keqtrajtohet, apo në rast se lëshohet nga pronari.

Komuna është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qeneve endacak, ku deri tani janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro.

Pas këtij vendimi ka pasur edhe shumë qytetarë që nuk janë pro me argumentin se shteti jep 10 euro për fëmijët dhe 50 euro për qentë endacakë dhe kjo është jonormale sipas tyre.

Vendimi i dikurshëm për fëmijët:

Që prej vitit 2018, shtesa prej 10 euro në muaj për fëmijët në Kosovë është konsideruar e pamjaftueshme për nevojat elementare për rritjen e tyre, duke pasur parasysh standardet ekonomike në vend. Sipas ligjit është vendosur prej vitesh fëmijët nga mosha 0 deri në 16 vjeç të marrin shtesa prej 10 euro në muaj. Por, për prindërit kosovarë, këto mjete po konsiderohen mjaft të ulëta, duke pasur parasysh shpenzimet me të cilat përballen.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024