Regjisori i Titanikut: Nëndetësja e zhdukur ishte paralajmëruar për rrezikun
Regjisori hollivudian, James Cameron – i cili drejtoi filmin e vitit 1997, Titanik – ka thënë se e ka përjetuar shumë afër zemrës humbjes e nëndetëses Titan. Ai vetë është zhytur 33 herë deri në rrënojat e Titanikut, shkruan REL.
Nëndetësja Titan, e cila u zhduk më 18 qershor, besohet të ketë shpërthyer dhe si pasojë e kësaj operatori i anijes, OceanGate, tha më 22 qershor se të pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses besohet se kanë vdekur, sipas operatorit të anijes, OceanGate.
Në një intervistë për transmetuesin britanik BBC, Cameron tha se disa persona brenda komunitetit të zhytësve i kishin shkruar një letër OceanGate duke thënë se besonin, sipas fjalëve të Cameronit, se kompania “po shkonte drejt katastrofës”.
Cameron sugjeroi gjithashtu se kishte një “ironi të tmerrshme” në humbjen e Titanit dhe ekuipazhit të tij, duke e krahasuar atë me humbjen e vetë Titanikut në vitin 1912.
“Tani kemi një tjetër rrënim që bazohet për fat të keq në të njëjtat parime të mosdëgjimit të paralajmërimeve”, tha ai. “OceanGate ishte paralajmëruar”.
LEXONI GJITHASHTU:
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk