Korrupsioni i lartë në universitete, 20% e studentëve shqiptarë e pohojnë
20 përqind e studentëve shqiptarë konfirmojnë se korrupsioni në universitete është shumë i lartë. Megjithatë, ata druhen të denoncojnë për shkak se mund të penalizohen gjatë procesit të studimeve
900 studentë nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia vlerësojnë se ka korrupsion të lartë në fakultetet e tyre. Një në dhjetë studentë të anketuar nga Instituti për hulumtime strategjike nga Shkupi, kanë thënë se u është kërkuar ryshfet gjatë studimeve.
25 përqind e studentëve të Serbisë vlerësojnë se korrupsioni është shumë ose jashtëzakonisht i pranishëm ndërsa tek studentët në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut kjo shifër zbret në 20 përqind.
Studentët frikësohen të denoncojnë korrupsionin për shkak të pasojave, por edhe mungesës së informimit. Studentët e Shqipërisë rezultuan me vetëdije më të lartë për denoncim.
“Problemi kryesor i studentëve të MAqedonisë së Veriut është mosinformimi për denoncimin e korrupsionit. Nëse kemi mbi 90 përqind të studentëve që nuk dinë se si duhet të reagojnë në rast korrupsioni, atëherë ky është një problem. I pyetëm pse nuk e denoncojnë korrupsionin, dhe një e treta e të anketuarve thanë se frikësohen nga pasojat”,- Misho Dokmanoviç, Projekti “Universitete pa korrupsion”
Por Anëtari i Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit thotë se puna e tyre po dështon për shkak të sistemit gjyqësor.
“Korrupsioni në shoqërinë tonë ka hyrë në të gjitha fushat. Është e qartë se në vend se të pakësohet, korrupsioni te ne po shtohet. Por doemos duhet të kemi përgjigje juridiko-penale. Mjaft dëgjuam nga jashtë këshilla se nevojiten ndëshkime e jo vetëm parandalim. Duhet të formohet një mekanizëm i tërë i luftimit të korrupsionit me mekanizëm mbrojtës dhe dënim të përshtatshëm”,-Vlladimir Georgiev, anëtar i Antikorrupsionit
Gjatë ditëve të fundit ka patur përplasje dhe akuza për ndikim në zgjedhjen e rektorit të ri të Universitetit Shtetëror të Tetovës ndërsa tre nga katër kandidatët u tërhoqën nga gara me pretendime se njëri prej garuesve tashmë e ka të sigurt fitoren për shkak të zgjedhjeve të manipuluara nga ana e partisë shqiptare në pushtet BDI, por kjo parti ka mohuar akuzat.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng