Shkëlqyen me kombëtaren shqiptare, nisin ofertat për Bajramin dhe Asllanin
Shqipëria arriti të merrte 6 pikë në dy ndeshje deçizive në këto kualifikuese të Euro 2024, ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Kuqezinjtë zhvilluan një performancë tejet pozitive, madje ku dy golat e shënuar nga Asani e Asllani u përzgjodhën si më të bukurit e mbrëmjes.
Mesfushori elbasanas që luan tek Interi duket se nuk do të qëndrojë shumë gjatë tek Interi, kjo për faktin se ndaj tij ka oferta. Emri i parë që zbulohet është ai i skuadrës surprizë të sezonit që lamë pas në Premier League, Brighton.
Italiani De Zerbi i cili është dhe trajner i skuadrës ka simpati për mesfuhori ne talentuar shqiptar ndërsa dëshiron ta ketë tek Brighton. Përfaqësues të dy skuadrave janë takuar së bashku pak ditë më parë, ndërsa dyshohet se është diskutuar për të ardhmen e 21-vjecarit.
Interi e cilëson si lojtarin e së ardhmes, ndërsa një opsion mund të jetë huazimi për disa kohë në Angli, në mënyrë që të ketë minutazhin e duhur. Jo vetëm Asllani, por edhe Nedim Bajrami po ndiqet nga disa skuadra italiane.
Performanca bindëse ndaj Moldavisë, po ashtu dhe ndaj Ishujve Faroe kanë bërë që të shtohet interesi ndaj tij. 24-vjecari është aktualisht në huazim tek Sassuolo, ku ka shënuar dhe 1 gol, por Empoli do ta ketë tepër të vështirë që ta mbajë në skuadër mesfushorin kuqezi.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq