Të tjerë “non grata” në RMV, BDI pezullon kryetarin e Strugës pas vendimit të SHBA

23 Qershor 2023 | 16:08

Bashkimi Demokratik për Integrim ka pezulluar anëtarësinë e kryetarit të Strugës Ramiz Merko, i cili u vendos në listën e zezë amerikane. BDI bën gjithashtu thirrje për hetim të pretendimeve të zyrtarëve amerikan për korrupsion të lartë të Merkos, i cili drejton prej katër mandatesh qytetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut

 “SHBA-të janë partneri jonë më i madh strategjik dhe qëndrimet e tyre jo vetëm që në BDI, i respektojmë, por i konsiderojmë si qëllim mira. Kështu ka qenë gjithmonë. Shpesh e them se çdo sukses i shtetit e mban vulën e SHBA-së, BDI ka qëndrime të qarta në lidhje me sundimin e drejtësisë, luftën kundër korrupsionit, mënyrës në të cilën punojnë bartësit e funksioneve publike dhe qëndrimet e tilla janë shndërruar në vendime formale në BDI.

BDI ka sjellë këto vendime: BDI kërkon menjëherë të fillojë hetim gjithëpërfshirës për Ramiz Merkon për të gjitha pretendimet dhe informacionet që dalin nga vendimi i DASH, BDI u bën thirrje të gjitha institucionet të fillojnë hetime për të gjitha partitë politike, nga kryetarët deri tek tjerët, ngase vetëm kështu mund të luftohet korrupsioni”,-tha Bujar Osmani, zëdhënës i BDI –së.

Ambasadorja amerikane në Shkup paralajmëroi plotësimin e listës së zezë me emra të tjerë të zyrtarëve të korruptuar dhe siguroi se ka prova të forta për korrupsionin e zyrtarit të lartë të BDI – së.

“Sekretari amerikan i shtetit përcakton individët në bazë të disa kategorive sepse është i obliguar nga ligjet amerikane. Nëse i prezantohen prova për korrupsion dhe aktivitete dëmtuese, atëherë ai është i detyruar që këta individë ti fusë në listë. Shpesh kjo iniciativë bën dallimin dhe dërgon mesazh se ne e trajtojmë korrupsionin seriozisht dhe ju japim zë qytetarëve që luftojnë korrupsionin në vendin e tyre”,-tha Angela Ageler, ambasadore e SHBA-së.

Për kryetarin e Komunës së Strugës, Ramiz Merko, janë të paktën gjashtë dosje në hetim paraprak në Prokurori, të cilat zvarriten prej vitesh.

Ndërkohë, Opozita shqiptare dhe maqedonase kanë kërkuar shkarkimin e Merkos nga posti i kryetarit të Strugës.

LEXONI GJTIHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reagon ministrja serbe: I kërkoj falje Vuçiçit

Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale e Serbisë, Snezhana Paunoviç, ka kërkuar falje pas reagimeve të forta që shkaktoi deklarata e saj për spastrimin...
12:29 | 16/07/2026

Spiropali publikon mocionin e dorëzuar në Asamble, kërkon reformimin e PS-së dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë publik mocionin e dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së, përmes të cilit propozon hapjen e një...
11:39 | 16/07/2026

Po trafikonte 4 pistoleta drejt Sarandës, arrestohet 31-vjeçari në tunelin e Skërficës (VIDEO)

Një rast i trafikimit të armëve është goditur nga Policia e Shtetit në Sarandë, në kuadër të operacionit të koduar “Mekanizmi”. Si rezultat i operacionit...
10:55 | 16/07/2026