Rama të hënën në Bruksel, takon Charles Michel
Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë të hënën drejt Brukselit.
Vizita e Ramës në Bruksel vjen me ftesë të presidentit të KiE, Charles Michel, me të cilin pritet të zhvillojë një takim në orën 12:30.
Nuk dihet cili është motivi i vizitës së kryeministrit Rama në Bruksel.
Një ditë më parë në Bruksel kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç zhvilluan takime ndarasi me përfaqësuesin e lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe me të dërguarin e posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Në një deklaratë për mediat ditën e sotme, kryeministri Rama tha se nuk do ketë asnjë takim apo marrëdhënie me Beogradin zyrtar, sa kohë nuk janë liruar tre policët e Kosovës.
Rama u shpreh se në çdo kanal komunikimi me Serbinë këto kohë, nga ana e Shqipërisë do të ketë vetëm kërkesën për lirimin e tre policëve ë Kosovës që janë marrë penga nga autoritetet serbe.
LEXONI GJITHASHTU:
- Rama: Nuk ka më asnjë takim “Open Balkan” pa u liruar policët
- “Albini nuk do ballafaqim për Veriun”, Rama tregon nëse do e ftonte përsëri
Tajvani simulon pushtimin kinez, stërvitje për skenarët e luftës (FOTO)
Ursula von der Leyen flet nga Irlanda: Shqipëria dhe Mali i Zi po përparojnë drejt BE-së
Alarmi, UNICEF publikon shifrat: Inteligjenca artificiale po përhapet me shpejtësi te fëmijët
- 15:56 Obama me mesazh për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Duhet të mbrojmë demokracinë
- 15:40 I dënuar për vrasjen e kamarierit, reagon Erjon Llapushi: U dënova me dy standarde, nuk kam kryer vrasje me dashje
- 15:14 Ministri i Bendshëm Lamallari: Pretendimet për dhunë ndaj Niko Qarkajt janë të pabaza, nëse AMP i konfirmon do të ketë padi ndaj avokatit
- 15:03 GJKKO dënon me mbi 111 vite burg 17 anëtarë të grupit që kultivoi kanabis në sera në Berat
- 14:49 Ministri i Jashtëm i Egjiptit: BE do të na japë në ditët në vijim paketën e ndihmave prej 1.5 miliardë euro
- 14:37 Tre palestinezë të plagosur në sulmin izraelit në një fshat në Bregun Perëndimor