Peshkaqenët e uritur tmerrojnë ekipin e Netflix, i sulmojnë gjatë xhirimeve

24 Qershor 2023 | 17:08

Ekuipazhi i Netflix, i cili po punonte në serialin dokumentar “Our Planet II”, përjetoi një tmerr të vërtet ndërsa gjatë xhirimeve në det u sulmuan nga peshkaqenët.

Sipas the Mirror, incidenti ndodhi kur ekuipazhi po kapte pamjet nënujore rreth ishullit Laysan të Hawaii-t. Krijuesit e filmit donin të dokumentonin sjelljen e zogjve albatros Laysan, të cilët kalojnë muajt e tyre të parë duke mësuar të fluturojnë në zonë. Por duket se gjithçka mori një kthesë të rrezikshme pasi ekipi u sulmua nga peshkaqenët

Ekuipazhi hipi në varka për t’u afruar më shumë me zogjtë e albatrosit kur papritur, dy peshkaqenë tigër sulmuan varkat.

Ekuipazhi vuri re një valë të shpejtë uji që po shkonte drejt tyre. Një peshkaqen tigër u hodh drejt njërës prej varkave, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

“E gjithë varka shpërtheu. Ne po përpiqeshim ta largonim, dhe nuk po ia dilnim. Ishte e tmerrshme. Ky ishte peshkaqeni i dytë atë ditë që na sulmoi. Ata ishin jashtëzakonisht të uritur, kështu që mund të mos kishte mjaftueshëm ushqim natyral dhe ata thjesht po provonin çdo gjë që hasnin në ujë”, tha Toby Nowlan, producent. Nowlan e quajti sjelljen e peshkaqenëve që hasën “të pazakontë”, e tha se me shumë mundësi ata kishin mungesë të ushqimit.

Për fat të mirë ekipi arriti të dilte nga deti pa pasur ndonjë tragjedi më të madhe.

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës

Lideri i ri i Iranit, Ajatollah Mojtaba Khamenei shpalli fitoren e Republikës Islamike në luftën me Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, duke thënë se “armiku...
14:50 | 04/06/2026

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026