Ku është Putin? Avioni presidencial raportohet të ketë lëvizur nga Moska
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë së lajmeve TASS se presidenti rus Vladimir Putin “po punon në Kremlin” në Moskë.
Por, ndërsa mercenarët e Ëagner-it me sa duket përpiqen të shkojnë në kryeqytet, në media sociale është paraqitur dhe lëvizja e avionit presidencial rus sipas Flight Radar.
Avioni i Putinit – avioni special Il-96-300PU – u largua nga Moska në orën 14:16 (11:16 GMT) dhe u nis në veri-perëndim, sipas shërbimit të gjurmimit FlightRadar. Më pas avioni me sa duket u zhduk nga sistemi pranë qytetit të Tverit, në veriperëndim të Moskës.
Por, natyrisht, nuka ka asnjë të dhënë nëse brenda avionit shtetëror ishte vetë presidenti rus.
Putini shpenzon shumë kohë në rezidencën e tij të madhe në liqenin Valdai, që ndodhet në veri-perëndim të Moskës, dhe ndoshta mund të jetë vendosur aty.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë