“Luftë, apo teatër me armë”, Ardian Shtuni: Prigozhin është Frankeshtajni i Putinit

24 Qershor 2023 | 21:58

Eksperti i sigurisë Ardian Shtuni ishte i ftuar këtë të shtunë në emisionin “Review” në Euronews Albania” për të folur rreth ngjarjeve të fundit në Rusi.

Ai tha tha se rebelimi i grupit Wagner, më shumë se një luftë duket si një teatër me armë.

“Nuk do përdorja termin luftë civile, pasi nuk ka pasur gjakderdhje, kjo mund të jetë një kryengritje e armatosur, apo edhe një teatër me armë. Varet se si do zhvillohen punët. Prigozhin është Frankeshtajni i Putinit, është krijuar dhe mbështetet nga ai pavarësisht se ekziston mundësia t’i ketë dalë situata nga duart”,-tha Ardian Shtuni

Sipas Shtunit, Wagner asnjëherë nuk ka thënë se është kundër presidentit, ndaj lëvizja që ka bërë nuk është kundër pushtetit por kundër ministrit të jashtëm rus Sergei Shoigu.

Ai tha gjithashtu se duket se grupi Wagner po tërhiqet, pasi ka marrë 3 premtime nga Kremlini:

“Prigoshin po i kthen trupat e tij të Wagner, pasi ka marrë tre premtime. Një është pretendimi se do tërhiqet Sergei Shoigu se ky këtë kishte qëllim jo rënien nga pushteti të Putinit, e dyta është amnistia për “muzikantët” , mercenarët e Wagnerit dhe e treta që ky të kthehet në Afrikë. Që në një farë mënyrë do jetë një farë dëbimi, por se çdo i ndodhi këtij është ende herët ta them”,-tha Ardian Shtuni.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026