Analisti: Gjatë kapjes së armatimeve në Zveçan ishin prezentë edhe trupat e KFOR-it
Enver Dugolli, analist politik tha në një intervistë për Euronews Albania se gjatë bllokimi të automjetit serb me munione në Zveçan ishin të pranishëm edhe trupat e KFOR.
Kjo sipas tij, hedh poshtë pretendimet e Petkoviç se armatimet nuk janë serbe por janë grumbulluar posaçërisht nga policia e Kosovës.
“Të gjitha ato armë të kapura në atë makinë janë shumë të sofistikuara. Ato janë armë ushtarake që përdor ushtria serbe. Vendndodhja e tyre me makinë civile dhe lidhja që mund të bëhej me bandat kriminale që po veprojnë prej kohësh në Kosovë lë të kuptohet se ato kanë pasur destinacion këto grupe që kanë zhvilluar disa herë aksion kundër policisë dhe KFOR. Armët janë prodhim jugosllav i Serbisë në 2021, pra bie poshtë pretendimi se janë grumbulluar në aksione të mëparshme. Gjatë sekuestrimit dhe ndalimit të kësaj makine kanë qenë prezent edhe përfaqësues të KFOR dhe EULEX”, tha Dugolli.
LEXONI GJITHASHTU:
FOTO| Ekspozohet armatimi i konfiskuar në Zveçan
Tensione në Zveçan, shpërthejnë 2 shock-bomba në afërsi të komisariatit të policisë
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë