Imamaj: Putin e menaxhoi shumë mirë “Grushtin e Shtetit”, nuk pati gjakderdhje
Eksperti Vilson Imamaj, ka komentuar situatën e tensionuar në Rusi ku një rebelim ushtarak nisi kundër Kremlinit gjatë natës së të premtes me autokolonën e forcave të armatosur që pretendoi se ka marrë 2 baza të armatosura të rëndësishme në Rusi, por që zgjati vetëm 24 orë.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se presidenti rus Vladimir Putin e menaxhoi shumë mirë situatën e një ‘Grushti Shteti”, duke mos shkaktuar gjakderdhje.
“Për herë të parë u trondit autoriteti i Putin. Ndodhi si vitet ’90 ku ndodhën disa ndërhyrje në Çeçen. Putin këtë herë veproi me një gjakftohtësi. Priti për të parë se çfarë do ndodh, duke marrë informacione nga rrethi më i ngushtë i ministrave dhe më pas foli. Rusia Wagner e ka përdorur dhe e ka lavdëruar njëkohësisht, por mos të harrojmë se 50 mijë ushtarë të Wagner kanë dhe përplasje. Putin përdori një strategji shumë të zgjuar sepse këtë “Grushtin e Shtetit” e ndaloi pas asnjë gjakderdhje”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Arrestimi i Jorgo Goros/ Burimi: Ti sekuestrojnë pasurinë, burgu s’i bën gjë
Arrestimi i Jorgo Goros/ Analisti: SPAK po tregon se s’ka komplekse!
“Merre ose lëre”- Eksperti: Çfarë do të thotë për Ballkanin nëse rikthehet Trump
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)