Festivali Folklorik, Margariti: Përgatitjet nisën vjet, dje 4 mijë spektatorë

25 Qershor 2023 | 21:58

Ministrja e Kulturës Elva Margariti ka dhënë detaje në lidhje me Festivalin Folklorik Kombëtar që ka nisur ditën e djeshme në Gjirokastër dhe do të zgjasë për gati 1 javë.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, theksoi se përgatitjet për këtë festival kanë filluar që në nëntor të vitit të kaluar.

Më tej ajo nënvizoi se vetëm ditën e djeshme në Kalanë e Gjirokastrës kanë qenë 4 mijë spektatorë.

“Kemi filluar përgatitjet që në nëntor të vitit të kaluar. Festivalin e kemi me grupe amatorësh. Kemi 1200 artistë që do jenë në skenë në kala. Festa vazhdon dhe në sheshin “Çerçizi”. Dje në Kala ka qenë mbi 4000 spektatorë”- tha ajo.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026