Dëshmon në Gjykatë Alma Kaçi: Pse e filmova aktin në zyrën e Gjicit, jam viktimë
Alma Kaçi e cila është arrestuar pasi u shfaq në video me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, ka dëshmuar ditën e sotme para togave të zeza.
Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se ajo është shprehur se e ka xhiruar herën e dytë aktin duke qenë se herën e parë kryebashkiaku e ka ngacmuar seksualisht.
Kaçi thekson se në këtë ngjarje është viktimë.
“Jam viktimë, kisha projekt, merrem me qentë, kam 20 qenë në shtëpi. E xhirova pasi herën e parë kur e takova ai me ngacmoj dhe vendosa ta filmoj ne takimin e dytë”- tha ajo.
Gjykata e Posaçme ka dhënë sot masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici. Ndërsa, për Alma Kaçin, vajzën e cila u shfaq në videon intime me Gjicin, Gjykata dha masën “arrest shtëpie”.
Ish-kryebashkiaku i Kukësit akuzohet për “Shpërdorim të detyrës”, pasi nga një video e plotë e skandalit seksual në zyrën e tij, doli se Alma Kaçi i kishte kërkuar favore për një tender për sterilizimin e qenëve dhe Gjici e kishte aprovuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve