Blinken bisedon me Kurtin situatën në veri të Kosovës
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka zhvilluar bisedë telefonike me kreun e qeverisë së Kosovës Albin Kurti.
Lajmin e ka bërë vet me dije në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se nxiti de-përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës dhe një kthim të menjëhershëm të dialogut.
“Sot fola me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për të nxitur de-përshkallëzimin në veri të Kosovës dhe një kthim të menjëhershëm në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Plani me tre pika i BE-së është rruga përpara”-tha ai.
Ditën e djeshme presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, po ashtu njoftoi se kishte biseduar me sekretarin Blinken.
Blinken ka insistuar në qetësimin e situatës në veri të Kosovës dhe ka mbështetur planin evropian për shtensionim, tha Vuçiq pas bisedës me kryediplomatin amerikan.
Siç tha Vuçiç përmes një postimi në Instagram, gjatë bisedës me Blinkenin, ai ka kërkuar lirimin e serbëve të arrestuar në veri të Kosovës.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës