Fermeri: Shqipëria, më shumë aksidente në bujqësi se çdo vend në rajon
Fermeri Alban Çakalli tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se Shqipëria ka më shumë aksidente në bujqësi se në çdo vend tjetër në rajon.
Sipas tij në diçka të tillë ndikon dhe fakti se mjetet bujqësore janë të vjetruara.
“Kjo s’është normale për një vend të vogël siç është Shqipëria. Besoj siguria në ferma, aksidentet në ferma ndodhin për shumë shkaqe, por një ndër shkaqet kryesore është se mjetet bujqësore janë shumë të vjetruara, shumë të amortizuara. Kjo kthehet në pasojë fatale për vetë drejtuesin e mjetit bujqësor apo vetë fermerin,” – u shpreh Çakalli.
Pak ditë më parë një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çengelaj në Peqin. Sipas njoftimit zyrtar nga policia, një i ri humbi jetën pasi duke punuar tokën me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur duke e zënë poshtë.
Çdo vit, më shumë njerëz vdesin gjatë punëve të bujqësisë sesa kur shërbejnë si oficerë policie, zjarrfikës ose reagues të tjerë të urgjencës. Byroja e Statistikave të Punës në SHBA raporton një normë prej 23 vdekjesh të lidhura me punën për 100,000 punëtorë në industrinë bujqësore. Kjo është shtatë herë më e lartë se mesatarja kombëtare për punëtorët e tjerë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West