Video-skandali i Gjicit, Softa: Përjashtoj politikën, metodë e Almës për mbijetesë

27 Qershor 2023 | 10:53

Video-skandali i Gjicit, Softa: Përjashtoj politikën, metodë e Almës për të mbijetuar

Eksperti i sigurisë Fation Softa komentoi rastin e  video-skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici ku shfaqej në zyrën e bashkisë së Kukësit duke kryer marrëdhënie seksuale me Alma Kaçi.

Në një intervistë për Euroneës Albania, ai theksoi se përjashton përfshirjen e politikës dhe grupeve kriminale në këtë ngjarje.

Sipas tij 40-vjeçarja mund të ketë përdorur metoda të tilla për të mbijetuar.

“Sot kamerat e fshehta gjenden dhe në internet. Ka ambiente që i shesin këto kamera.  Ky ëhstë një problem shumë shqetësues për shoqërinë  pasi është një aktivitet i paligjshëm, aq më tepër kur flitet për përgjimin apo ndjekjen e një personi. Mënyra se si është filmuar video tregon se Kaçi ka qenë e vetme në regjistrim që nga momenti i hyrjes e deri në dalje. Nuk besoj se e ka publikuar vet sepse do mbulonte veten. Duhet të hetohen pajisjet në shtëpinë e Almës për të parë nëse ka raste të tjera të tilla si tek Gjici. Duhet të hetohet hde rasti i Kaçit se me çfarë aktiviteti i saj. Në drejtim të Gjicit duhet të hetohet nëse është rast i vetëm apo ka raste të tjera. Duhet hetuar për pordërim të fondeve publike dhe postit të tij.

Në gjykimin tim e përjashtoj politikën dhe grupet kriminale. Në gjykimin tim është një rast aventure që është marrë me këto aktivitete. Ndoshta i ka përdorur këto forma për të mbijetuar”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Nuk duan zgjerimin e BE”, gazetari: Presidenti i ri i Francës, skeptik për Shqipërinë, Kosovën dhe rajonin

Emmanuel Macron në vitin 2027 do të largohet nga posti i tij si president i Francës dhe për ta pasuar atë janë disa emra të...
10:44 | 03/06/2026

Shi dhe diell, parashikimi i motit për ditët e para të qershorit

Në një lidhje live për Euronews Albania me Esmeralda Mulaj, meteorologia Lajda Porja dha parashikimin e motit, e cila u shpreh se dita e sotme...
10:48 | 02/06/2026

Ahmeti i përgjigjet Kurtit: Marrëveshja e Ohrit, gurthemeli edhe i planit të Ahtisaarit për Kosovën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti pas kritikave që ky i fundit i bëri Bashkimit Demokratik për...
08:44 | 02/06/2026