Sulmi me granata në komunën e Mitrovicës së Veriut, Albin Kurti thirrje Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Serbisë që të mos nxisë dhunë, pas sulmit me granatë dore në para komunës në Mitrovicë të Veriut.
Kurti në një postimi që ka bërë në rrjetet sociale, ka përmendur rrezikun e humbjes së jetëve, si pasojë e veprimeve të tilla.
“Mbrëmë ndërtesa e komunës në N. Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”- shkruan ai.
Ndërtesa e komunës në veri të Mitrovicës është sulmuar me granatë dore, mbrëmë në orët e vona. Policia e Kosovës konfirmon se nuk ka të lënduar, përveç dëmeve materiale të shkaktuara në dy makina zyrtare policore.
Tensionet atje janë rritur prej 26 majit, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri – të banuara me shumicë serbe – kanë hyrë në ndërtesat komunale të Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokut.
LEXONI GJITHASHTU:
- 2.7 milionë euro drogë e sekuestruar, pamjet nga operacioni i SPAK
- Trafiku i kanabisit çokollatë, zbardhen emrat e të arrestuarve
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut