Basha takim me degën nr. 4: Do jem modeli i politikanit jokonfliktual
Lulzim Basha ka nisur të hënë fushatën për kreun e PD në një takim me bazën në degën nr.4 në Tiranë.
Basha tha se qëllimi i tij është të bëjë ndarjen përfundimtare nga e shkuara dhe rinovimin e partisë, që siç tha është e vonuar.
Ish-kreu i PD pranoi se ka përgjegjësinë e tij në këtë situatë, por theksoi se do vendosë energjinë e rinisë përpara dhe pjekurinë e mençurinë e përvojës si mbështetje
“Ne ndahemi nga mentaliteti i turmës, ku fajet bëhen kolektive për t’i ikur përgjegjësisë. Ata që shkelin ligjin dhe abuzojnë me pushtetin janë thjesht fajtorë. Vetting-u i politikanëve është kontributi më i rëndësishëm që gjithkush që e konsideron veten të pastër mund të japë për një politikë të pakorruptuar dhe inkriminuar, që i jep fund politikës së përbaltjes. Kjo përballje nuk është aspak e lehtë. Ata kanë kaluar 32 vjet me pushtet dhe janë bashkë për të ruajtur status quo-në. Por, siç e dëshmon historia, atëherë kur duken më të fortë, perandoria e tyre shembet më shpejt. Me besimin tuaj do të jem kryetari i Partisë Demokratike dhe politikani që jep një model ndryshe nga ai konfliktual, me të cilin qytetarët janë mbingopur gjatë tranzicionit. Do të jem politikani që problemet personale të pushtetit, nuk i kthen në problemin e partisë, aq më pak të Shqipërisë”, tha Basha.
“Metamorfoza”, GJKKO dënon me 6 vite burg biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe me 5 vite ish-shefin e Policisë Ardit Hasanbegaj
I akuzuar si pjesë e grupit të Luçiano Kuçekut, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama
Rama reagon për amendamentin e PE-së: Nuk ka lidhje me Zvërnecin por me Nartë-Vjosën
- 10:53 Ardit Bido reagon për përplasjen me protestuesit
- 10:52 Valë e të nxehtit edhe në Gjermani; temperaturat deri në 38 gradë, po vijnë stuhi të forta
- 10:51 Ministeriali i NATO-s në Bruksel, takimi i 35-të i Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës. Pjesmarrës dhe ministri Nufi
- 10:44 Franca përfshihet nga vala e të nxehtit, mbyllen shkollat, anulohen festivalet
- 10:44 Sulmet libaneze vranë 4 ushtarë, ministri Gvir: I gjithë Libani duhet të digjet
- 10:40 Një tërmet i fortë godet Rusinë, sa ishte magnituda?