‘Putin kërcënim për Rusinë”, Navalny reagon nga qelia për kryengritjen e ‘Wagner’

28 Qershor 2023 | 16:25

Kritiku i Kremlinit, Alexei Navalny ka deklaruar se kërcënimi më i madh që i kanoset Rusisë është regjimi i presidentit Putin.

Nga qelia, përmes rrjeteve sociale, Navalni ka komentuar kryengritjen e mercenarëve të “Wagner”.

“Nuk ka kërcënim më të madh ndaj Rusisë sesa regjimi i Putin. Nuk ishte as Perëndimi e as opozita që rrëzuan helikopterët rusë. Ishte “Wagner” që e çoi Rusinë buzë luftës civile”, ka thënë Navalny në Twitter.

Në një postim të dytë, ai është shprehur se, ishte vetë Putin që e krijoi këtë situatë, pasi vetë ai fali të dënuarit që donin të vrisnin ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoigu.

Rebelimi i organizuar nga kreu i “Wagner”, Yevgeny Prigozhin, që tani ndodhet në mërgim në Bjellorusi, shkaktoi krizën më të madhe politike në Rusi në dekada.

Lideri bjellorus Alexander Lukashenko, që pretendon se ka qenë jetik në negociatat për t’i dhënë fund kryengritjes, thotë se bindi presidentin rus Vladimir Putin të mos e vriste Prigozhinin.

“Mendova se mund ta vrisnim, por i thash Putin: mund ta vrasim, nuk është problem. Në mos herën e parë, të dytën do t’ia dalim. Por mos e bëj, i thash”- tha Alexandër Lukashenko, president i Bjellorusisë.

Lukashenko tha gjithashtu se u ka ofruar anëtarëve të “Wagner” që kanë lënë Rusinë një bazë të braktisur ushtarake në vendin e tij. Por ai theksoi se nuk do t’i përdorë mercenarët për të mbikëqyrur armët bërthamore të dërguara nga Moska.

Por prania e mercenarëve në Bjellorusi ka ngritur alarmin në Poloni dhe në gjithë Perëndimin.

“Ne po e shohim atë që po ndodh, rivendosja e trupave ruse përmes “Wagner” në Bjellorusi bashkë me kreun e grupit janë sinjale negative për ne, të cilat do ta diskutojmë me aleatët”- theksoi Andrzej Duda, president i Polonisë.

Edhe Uashingtoni ka deklaruar se do të marrë masa kundër kompanisë së mercenarëve rusë, që është aktive edhe në Afrikë. Të dielën, sekretari i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se, kudo që “Wagner shkon lë pas vdekje dhe shkatërrim”.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka synuar t’i sigurojë aleatët e Gjirit Persik se Uashingtoni do të mbetet “plotësisht i harmonizuar” me partnerët rajonalë,...
21:28 | 24/06/2026

Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale

Bitcoin ka rënë me rreth 5% të mërkurën, duke zbritur nën nivelin psikologjik prej 60,000 dollarësh, mes një presioni të shtuar të shitjeve në tregjet...
20:10 | 24/06/2026

Trump: Irani po bën lëshime të mëdha

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se Irani po ofron lëshime të rëndësishme në kuadër të negociatave që po zhvillohen...
20:07 | 24/06/2026