Situata e kampionit të Moto Gp, Marquez mendon tërheqjen: Momenti më i keq
Marc Marquez numëron plot 8 tituj të Moto Gp, por ky aktual cilësohet padyshim sezoni më negative në karrierë.
30-vjeçari ka marrë pjesë vetëm në 3 nga 8 garat e zhvilluara, ndërsa aktualisht renditet në vendin e 19 në kampionat. Gjendja fizike e spanjollit ka shfaqur problem, ndërsa rigjetja e formës do të jetë tepër e vështirë, ndërsa tërheqja nga Moto Gp, nuk është më një tabu.
“Do të kthehem me impenjimin e përhershëm, por tani jam në një pikë shumë të ulët dhe nuk mund të mendoj për të ardhmen”.
Më tej, Marquez shton se vendi i parë nuk është më një objektiv për të, madje as në dhjetshen më të mirë.
“Tani është momenti për të reflektuar. Më duhet të ndryshoj mënyrën time të përballuarit të garave, pasi nuk jemi më në gjendje për të luftuar për fitore. Projekti nuk është për të qenë në krye, madje as për në “top-10”. Nuk mund të luftoj kundër botës edhe pse jam një luftëtar”- tha ai.
Markez ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme që prej vitit 2020, ndërsa ka humbur 32 nga 62 garat e zhvilluara në total.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet