Studiuesi: Shqiptarët shpërthejnë kur shkojnë jashtë, në vendin e tyre myken
Bazuar në të dhënat nga Instituti “Ulster”, ka një ndryshim të konsiderueshëm në IQ mesatare midis vendeve.
Vendet me IQ mesatare më të lartë janë Japonia, Tajvani, Singapori, Hong Kongu dhe Republika Popullore e Kinës, të gjitha me IQ mesatare mbi 104. Rezulton se Shqipëria e ka koeficientin IQ 81.75 dhe renditet në vendin e 104 në botë.
Naim Flamuri, studiues dhe historian nga Australia, tha në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania se shqiptarët janë të njohur sot si udhëheqës në të gjitha fushat ku punojnë jashtë vendit.
Sipas tij, shqiptarët shpërthejnë kur shkojnë jashtë, kur gjenden përballë sistemeve të meritokracisë, ndërsa në vendin e tyre myken.
“Shqiptarët janë mjekët më të mirë, neurokirurgë, shkencëtarë të mirëfilltë. Shqiptari, menjëherë sa del në një sistem të mirëfilltë të vlerave, jep rezultate marramendëse dhe janë liderë në fushat përkatëse. Kjo na mungon në Shqipëri, ku mykemi në pamundësinë që të shpërthejmë. Kjo menjëherë ndodh me shqiptarin sapo del nga Shqipëria. Shqiptari sa del nga Shqipëria, shpërthen; kur qëndron aty, myket”, tha studiuesi.
LEXONI GJITHASHTU:
- Transgjinori i hap gjyq Shqipërisë! Avokati i tij: Italia e njeh ligjërisht
- Shqiptarët me nivelin më të ulët të inteligjencës në Europë? Studimi shkakton debate
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta