Policia rikthehet në MEK, kontrolle që prej mbrëmjes së djeshme
29 Qershor 2023 |
09:52
9 ditë pas aksionit me urdhër të SPAK në kampin e muxhahedinëve MEK, Manzë të Durrësit, policia është rikthyer sërish në këtë kamp.
Burimet bëjnë me dije se prezenca e policisë në kampin Ashraf 3 ka nisur që në orët e vona të mbrëmjes.
Efektivët e policisë kanë kryer disa kontrolle në hyrje të kampit, kryesisht të makinave që hyjnë dhe dalin në rezidencën e muxhahedinëve.
Në portën hyrëse janë vendosur disa makina policie, ndërsa masat mësohet se kanë ardhur për të shtuar sigurinë në këtë kamp. Deri në këto momente nuk ka pasur persona të shoqëruar.
Kujtojmë se pas aksionit të 9 ditëve më parë, policia sekuestroi një sasi të madhe kompjuterësh dhe laptopësh.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
“Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat
Gazetari Arbër Hitaj i ftuar këtë të enjte në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestën. Gjatë fjalës së...
Vangjeli: Protestat paqësore kanë 2 herë më shumë shanse të fitojnë se protestat radikale
I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, gazetari Lorenc Vangjeli u shpreh se suksesi i protestës në Tiranë, e...
Kadilli tregon disa grupime që përbëjnë protestën: Radikalë të majtë dhe islam politik
I ftuar këtë të enjte në NOW me Erla Mëhillin, politikani Fatbardh Kadilli u shpreh se protesta, e cila sot hyri në ditën e saj...
- 22:36 Momente tensioni në Kaliforni, surfisti shpëton paq nga peshkaqeni (VIDEO)
- 22:30 Neymar do të mungojë në ndeshjen e dytë të Brazilit në Kupën e Botës, shkak dëmtimi në pulpë
- 22:27 Rama poston videon e debatit me Shehaj dhe Kaprin: Kushedi si do rrotullohej Mit’hat Frashëri kur të shikonte këta dy
- 22:19 Netanyahu i zemëruar, aleatët dhe mediat e tij sulmojnë Trumpin për marrëveshjen me Iranin
- 22:18 Turqia mbështet marrëveshjen SHBA-Iran, kërkon hapa për të ruajtur vrullin
- 22:17 “Opozita po tenton të kapë protestën”, Hitaj: Ka ardhur momenti të krijohet një grup që të diskutojë kërkesat