Shqipëria ngjitet me 3 vende, Argjentina ‘udhëheq’ botën, FIFA publikon renditjen
FIFA ka publikuar renditjen e kombëtareve pas përballjeve të zhvilluara në muajin qershor, teksa në vendin e parë vijojnë të qëndrojnë albiçelestët. Ajo çka bie në sy është mungesa e Gjermanisë ndër 10 më të mirët në botë, ndërsa ka zbritur në vendin e 15-të.
Kombëtarja shqiptare ka pësuar një ngjitje të lehtë pas paraqitjeve pozitive të muajit qershor, konkretisht dy fitoret me Moldavinë e Ishujt Faroe. Kuqezinjtë aktualisht janë në vendin e 65 me 1357.3 pikë. Sa i përket grupit E, në të cilin bën pjesë në kualifikueset e Euro 2024, Polonia është përfaqësuesja me renditjen më të mirë, konkretisht e 26-ta në botë.
Përmbysja e pësuar ndaj Moldavisë ka bërë që polakët të humbasin terren, ndërsa është parakaluar nga Serbia. E njëjta ndeshje ka ndikuar dhe tek moldavët, por pozitivisht, të cilët janë ngjitur me 7 shkallë në renditje, por sërish mbeten larg skuadrave të tjera të grupit. Çekia si kokë e grupit E, qëndron e 37, ndërsa para saj renditen Hungaria e Uellsi. Sa u përket Ishujve Faroe, ndodhen në vendin e 129.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, një viktimë dhe një i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut