“Drafti që do të ndikojë për 100 vitet e ardhshme në Shqipëri”- Soko jep detajet

2 Korrik 2023 | 13:20

Eksperti i ekonomisë Pano Soko ka komentuar draftin për ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se janë në bisedime me ekspertë dhe anëtarë politikë në mënyrë që drafti të dalë sa më i konsoliduar.

Më tej ai theksoi se nëse ky draft kalon me referendum ligji do të jetë për 100 vitet e ardhshme.

“Jemi në bisedime për të dalë me një draft sa më të konsoliduar. Ky draft që ne do të paraqesim, duhet të jetë drafti më i mirë i punuar profesionalisht teknikisht. Nëse e kalon një draft me referendum atëherë ky ligj do të jetë për Shqipërinë e 100 viteve. Ne jemi të përgjegjshëm për këtë. Po punojmë me ekspertë, me anëtarë të partive politik. Nëse miratojmë një draft me referendum, ai nuk preket më pastaj. Nuk ka më guxim njeri ta prekë atë draft, do të zgjasë 100 vjet”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Elon Musk ka frikë”, eksperti i IT: Ja përse nuk përballet dot me Zuckerberg

Eksperti i It, Besmir Semanaj ishte këtë të martë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur rreth “përplasjes në kafaz” të...
14:32 | 08/08/2023

Si do të shpëtojë Maqedonia e Veriut nga kriza? Gazetari zbulon skenarët

Xhelal Neziri, gazetar në Maqedoninë e Veriut ishte këtë të mërkurë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku mes të tjerave ka...
11:30 | 02/08/2023

Unioni i Transportit tha se do reduktonte urbanët/ Kontrollori: Ja si është situata

Estref Agalliu, kontrollor i transportit publik në Tiranë tha në një intervistë për Euronews Albania, se pavarësisht se Unioni i Transportit Publik në Tiranë dha...
11:53 | 01/08/2023