Paralajmëron parazitologu: Mos thithni gjakun në vendin ku pickon gjarpri

3 Korrik 2023 | 09:11

Parazitologu Bejo Bizhga tha në një intervistë për “Goodmorning Albanians” në Euronews Albania se gjaku në vendin ku pickon gjarpri nuk duhet thithur.

Sipas tij një veprim i tillë është i rrezikshëm edhe pse i aplikuar shpesh nga ata që duan të ndihmojnë një person me plagë të kësaj natyre.

“Çarja e plagës dhe thithja e helmit nuk duhet bërë, duhet vonuar thithja nga organizmi. Në rastet kur bëhet fjalë për pickimet nga gjarpri ne duhet ta lidhim krahun ose gjymtyrën në krahun e kundërt të zemrës dhe duhet të rendim për të gjetur shërbimin spitalor, pikërisht për të bërë serumin anti-gjarpër, kurse në rastin e merimangës kryejmë veprime të tjera,” – u shpreh Bizhga.

Insektet janë shumë të rrezikshme për shëndetin tonë, sidomos tani në periudhën e verës. Kjo ka bërë që të shtohen rastet nga pickimet e zvarranikeve dhe insekteve. Helmimi prej tyre  çon deri në humbje të jetës në rast se nuk trajtohet në kohë. Sidomos në javën e fundit ne spitalin Rajonal ne Fier janë paraqitur mbi 10 raste, 4 fermerë janë pickuar nga merimanga e zezë dhe 6 nga gjarpërinjtë dhe nepërkat.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024