“Napoli, qytet i çmendur”- Osimhen i thur elozhe kampionëve dhe premton qëndrimin
26 gola të shënuar, Osimhen ishte sulmuesi më i mirë jo vetëm i Napolit, por i gjithë kampionatit Italian. Nigeriani shkëlqeu në vitin e tij të tretë në Itali, ndërsa dha një kontribut të jashtëzakonshëm në fitimin e titullit kampion. Gjatë një interviste dhënë për mediat italiane, bomberi pohoi se dëshiron të fitojë të tjerë trofe.
“Të fitonim titullin ishte e rëndësishme, ashtu siç do të jetë e rëndësishme të fitoj trofe të tjerë. Jam krenar që jam kampion i Italisë. Tani jam i varur nga trofetë, mezi pres për sezonin e ardhshëm të përpiqemi të fitojmë tituj të rinj”, tha Osimhen.
Edhe pse ëshë një ndër emrat më të përfolur të merkatos, Osimhen pohon se dëshiron qëndrimin në Itali.
“Nuk kam parë kurrë një qytet kaq të çmendur pas futbollit, si asnjë napolitan. Ata kanë një dashuri të pabesueshme për të gjithë lojtarët, kudo që shkoj jam i respektuar. Ardhja këtu ishte zgjedhja e duhur. Nuk kishte vend më të mirë se ky për mua”, shtoi ai.
Victor Osimhen u transferua tek Napoli në vitin 2020, ku në 83 paraqitje shënoi 50 gola, ndërsa edicioni që sapo u mbyll ishte më i suksesshmi. Aktualisht vlera e tij përllogaritet rreth 120 mln euro.
LEXO GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta