FIFA ndryshon rregullat, si do të vlerësohet pozicioni jashtë loje, vendimi i fundit
1 vit pas implementimit të një teknologjie tejet të zhvilluar në futboll e cila përfshiu offside gjysmë automatik dhe sistemin VAR, duket se FIFA kërkon të rikthehet tek tradicionalja.
Nuk dihet nëse është një dështim i atyre ta parave që solli një vendim të orëve të fundit, ku qeveria botërore e futbollit ka treguar se si do të vlerësohet një pozicion i parregullt në fushën e lojës.
Aktualisht është sistemi VAR ai i cili qartëson gjithcka, ku ka raste të shumta ku dora apo pjesë të tjera të trupit vendosin vlefshmërinë e një aksioni.
E thënë ndryshe, madje dhe një fije floku mund të çojë na anulimin e një goli, por duket se kjo mënyrë vlerësimi ka ardhur drejt fundit.
Një futbollist do të cilësohet në pozicion të parregullt vetëm në rastet kur trupi i tij është plotësisht më i avancuar se ai i mbrojtësit kundërshtar në rastet kur merr topin, duke u bërë pjesë aktive e aksionit.
Në rastet kur dora, këmba apo pjesë të tjera të trupit janë më të avancuara se kundërshtari, pozicioni do të cilësohet i rregullt, pra nuk do të vendoset më nga milimetrat. Ky është vendimi më i ri i marrë nga FIFA, e cila ka vendosur që ta implementojë fillimisht në Itali, Suedi e Holandë. Në këtë pikë, duket se sistemi VAR do të vijojë të jetë pjesë e futbollit, por mënyra që do të interpretojë pozicionin e lojtarëve do të jetë totalisht ndryshe.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë