Gazetarja për përfundimin e Open Balkan: As nuk dështoi, as e kreu misionin, por…
Gazetarja Gerta Zaimi tha në një intervistë për Euronews Albania se Ballkani i Hapur as nuk dështoi, por as nuk e kreu totalisht misionin.
Sipas saj kanë qenë rrethanat politike të rajonit që përcaktuan mbylljen përfundimtare të kësaj iniciative.
“Nuk do thosha dështoi, nuk do thosha as që e kreu totalisht misionin sepse janë rrethanat politike të rajonit që përcaktuan mbylljen e Open Balkan, kështu që ndoshta po të kishte qenë situata më ndryshe…degjo, duhet bërë një lexim pak politik i asaj që ndodhi. Open Balkan që në fillim fare kur u nxor doli menjëherë dhe qe me shtytje kryesisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ishte një tentativë, një sforco për të shtyrë ato që ishin politikat evropiane në lidhje me Ballkanin Perëndimor, për faktin se Procesi i Berlinit tregoi në një farë mënyre që nuk po ecte përpara, pra kishte ngelur i ngrirë dhe i bllokuar, le të themi në vend numëro, kjo dhe për fajin e politikës evropiane, por dhe për faj të Merkelit megjithëse Merkeli është lënduar goxha nga kryeministri jonë, por le të themi që Procesi i Berlinit pati stopime të fuqishme dhe për shkak të politikës së Merkelit,” – u shpreh Zaimi.
Ishte vetë kryeministri Rama ai që konfirmoi mbylljen e Open Balkan në një intervistë për Euronews Albania me argumentin se e kreu misionin.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 22:02 Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
- 21:34 Nuk mjafton lufta në Iran: “Super El Niño” mund të shkaktojë rritje të çmimeve të ushqimeve deri në vitin 2028
- 20:57 Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
- 20:46 Nga Trump, tek Meloni: Në Iran publikohet “lista e hakmarrjes”
- 20:23 21-vjeçari shqiptar në Itali akuzohet për abuzim ndaj turistes gjermane: Më dehu dhe përfitoi
- 20:10 Vijon dita e 43 e protestës qytetare në Tiranë