Publikohen çmimet e biletave, Partizani pret më 11 korrik Bate Borisov
Pas fitores së regjistruar ndaj Strugës në Pogradec, kampionët e Shqipërisë vijojnë përgatitjet në prag të sfidës delikate ndaj Bate Borisov.
Të kuqtë kanë vijuar stërvitjet pa ndërprerje nën drejtimin e trajnerit Zoran Zekiç, me këtë të fundit që dalëngadalë po bën njohjen e plotë të skuadrës.
Këtë të hënë janë publikuar çmimet e biletave për përballjen e raundit të parë kualifikues të Champions League, ku të kuqtë presin skuadrën bjelloruse.
Në faqen zyrtare të klubit bëhet me dije se biletat do të nisin nga 400 lekë, teksa çmimin më të lartë e ka tribuna VIP, me një vlerë prej 4000 lekësh të rinj. Blerja e tyre bëhet në stadiumin “Selman Stermasi”.
Në një moment kur Partizani shijon titullin kampion të Superligës dhe vijon përgatitjet për këtë ndeshje, bjellorusë e Bates janë duke luajtur ndeshjet e kampionatit bjellorus.
Aktualisht renditen në vendin e 6 me 19 pikë, ndërsa regjistrojnë 5 fitore, 4 barazime dhe 4 humbje. Aktualisht liga bjelloruse udhëhiqet nga Dinamo e Minskut me 31 pikë.
Partizani dhe Bate Borisov përballen më 11 korrik ora 20:45 në stadiumin Air Albania.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni