“Vonesat e gjyqeve, defekti më i madh i reformës në drejtës”, Daci: Si zgjidhen…
Avokati Jordan Daci ishte këtë të hënë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania për të folur për reformën në drejtësi. Ai tha se asnjë reformë në drejtësi nuk do të bëjë të mundur që vendi jonë të mos ketë më kurrë korrupsion, pasi korrupsion ka në çdo vend.
Ai tha gjithashtu se problemi më i madh në drejtësinë shqiptare janë vonesat me të cilat trajtohen çështjet.
“Asnjë reformë nuk do bëjë të mundur që vendi ynë të ketë zero korrupsion dhe që gjyqtarët të jenë perfekt, kjo nuk eksiton sa kohë kemi të bëjmë me njerëz. Vonesat. Ngadalësia me të cilën punon KLGJ-ja është e pashpjegueshme”,-tha Jordan Daci.
Më tej Daci shtoi se ne nuk mund të prodhojmë gjyqtarët dhe prokurorët që na duhen nëse nuk zgjedhim mes më të mirëve që ne kemi e për këtë mund të duhen konkurse.
“Ne nuk mund të prodhojmë gjyqtarët dhe prokurorët që na duhen, jo 50, por edhe nga 100 po të nxjerrim vit për vit ne nuk mund të ecim me idenë, mirë nuk ka gjë dhe të vazhdojmë e për nja dy vite të tjera. E vetmja zgjidhje do ishte që ne të marrim për gjyqtarë, njerëz të cilët janë avokat me karrierë, me grada, me tituj, të zgjidhen më të mirët”,-tha avokati Daci.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur
- 15:48 Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh
- 15:39 I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 15:32 “Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 15:32 Sulm ndaj një ekipi shëndetësor në Kongo, autoritetet të shqetësuara për përhapjen e Ebolës