A erdhi Bill Clinton në Tiranë për t’i bërë presion Albin Kurtit? Flet Dritan Hila
Gazetari Dritan Hila ishte këtë të hënë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania për të folur për ardhjen e ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Shqipëri.
Hila e quajti këtë një moment historik, pasi Clintoni që ka çliruar Kosovën dhe “ka tërhequr zvarrë” të gjithë europën për të bombarduar Serbinë është, në Tiranë. Ai tha se nuk mund të thotë nëse vizita e tij ka qenë për “t’i tërhequr veshin” Kurtit, por di të thotë se Clinton nuk është naiv në politik pasi ai ka udhëhequr botën.
“Është një moment historik! Njeriu që ka çliruar Kosovën, njeriu që ka tërhequr zvarrë të gjithë europën për të bombarduar Serbinë është në Tiranë.
Arsyeja se pse është në Tiranë arsyeja se pse është në Tiranë, si një lloj kritike ndaj Albin Kurtit si një lloj tërheqje vëmendje kjo pak rëndësi ka mund ta komentojmë gjatë gjithë kohës, por unë nuk mendoj se njeriu që veprën më të madhe të veprës së tij, luftën më të çmuar ka çlirimin e Kosovës të mund ta shkëmbejë me një qokë për Sorosin apo djalin e Sorosit. Klinton nuk është naiv, të mos harrojmë se ai ka qenë “mbreti i botës”,-tha Dritan Hila.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër