Atentati në Larushk| Bejtja nuk ndodhej në banesë, si iu bë pritë kunatit dhe djalit
Të dhëna të reja janë mësuar mbi atentatin e mesnatës në Larushk, ku ndërroi jetë Ramazan Sino dhe u plagos nipi i tij Alvi Bejtja.
Dajë e bir dyshohet se janë qëlluar me breshëri plumbash sapo kanë mbërritur në banesë me makinën e tyre. Sapo kanë dalë nga automjeti dhe janë afruar në oborrin e banesës, ndaj tyre është qëlluar me breshëri kallashnikovi.
Dyshohet se autorët janë tre persona, të cilët kanë ndjekur lëvizjet e Sinos dhe nipit të tij deri në momentin që kanë mbërritur në banesë.
Dy persona kanë pasur rolin e ekzekutorit, ndërsa një persona ka drejtuar automjëtin e autorëve tip “Volswagen, që 25 minuta pas ngjarjes u gjet i djegur në fshatin Tapizë. Zona ku ka ndodhur ngjarja nuk ka kamera sigurie, pasi janë sekuestruar më parë nga policia në kuadër të operacionit “Fijet”.
Burime për Euronews albania bëjnë me dije se Gentian Bejtja, babai i Avi Bejtjes nuk ka qenë në banesë në momentin kur ndodhi atentati.
Automjeti me të cilin u krye atentati rezulton i vjedhur në Tiranë. Brenda mjetit të djegur janë gjetur dhe dy armë tip kallashnikov të përdorura në këtë ngjarje.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)