Atentati me 1 viktimë në Krujë, kontrolle në banesat e të fortëve të Niklës
Një atentat me një të vrarë dhe dy të plagosur ndodhi pas mesnatës të së hënës në fshatin Larushk të Krujës.
Viktimë e atentatit mbeti shtetasi Ramazan Sino, 29 vjeç, ndërsa u plagosën 2 fëmijët e mitur 10 dhe 13 vjeç të shtetasit Gentjan Bejtja. Ky i fundit, person me precedentë të theksuar kriminalë besohet se ka qenë objektiv i atentatit.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se lidhur me ngjarjen e rëndë policia ka ushtruar kontrolle në banesat e të fortëve të Niklës, Urim e Valter Bami dhe Markelin Haka.
Gentjan Bejtja është një emër i njohur për drejtësinë.
Ai u qëllua me armë zjarri së bashku me shtetasin Klodian Stafuka mbrëmjen e 10 Janarit 2022.
Ata janë qëlluar teksa lëviznin me makinë pranë shkollës së fshatit Larushk në zonën e Fushë Krujës, ndërsa Bejtja mbeti i plagosur në krah.
Në shtator të vitit 2016, ndaj tij është organizuar një atentat me tritol. Bejtja po udhëtonte me makinën e tij tip “Tuareg”, në fshatin Nikël të Krujës, kur nga poshtë mjetit shpërtheu eksplozivi që e dëmtoi rëndë në këmbë.
I njohur si ish-mik i Durim Bamit, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, 42-vjeçari Gentjan Bejtja ka qenë i dyshuar për një seri ngjarjesh në zonën e Fushë-Krujës, por jo vetëm.
Gjithashtu, ndaj tij ka dyshime se është përfshirë edhe një seri grabitjesh. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se gjithashtu për këtë personazh ka dyshime se ka qenë edhe në disa grabitje gjatë verës së kaluar, të cilat nuk janë arritur të dokumentohen.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik