Rusia sulmon një qytet në Harkiv të Ukrainës, plagosen 31 persona

4 Korrik 2023 | 20:10

31 persona, përfshirë nëntë fëmijë, u plagosën më 4 korrik në një sulm rus në qytetin Pervomaiski në rajonin lindor të Harkivit, thanë zyrtarët ukrainas, teksa ushtria ukrainase raportoi vazhdimin e luftimeve të ashpra në rajonin e Donjeckut.

Guvernatori rajonal i Harkivit, Oleh Synehubov, tha në Telegram se sulmi ndodhi rreth orës 13:35 me orën lokale, ku si pasojë u dogjën disa makina dhe u shpërthyen dritaret e një ndërtese banimi.

Një foshnjë 10-muajshe dhe një fëmijë 1-vjeçar janë në mesin e të plagosurve, tha Synehubov.

Raketa goditi një parking jashtë ndërtesës së banimit në qytetin Pervomaiski, i cili është relativisht larg nga pikat e luftimeve në rajonin e Donbasit, shkruan REL.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit Volodymyr Zelensky, komentoi gjithashtu sulmin, duke thënë se Rusia sulmoi me “një predhë me eksploziv të lartë”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026