OBSH jep alarmin për ëmbëlsuesin e pijeve me gaz
Alarmi i radhës vjen pikërisht nga OBSH. Një nga ëmbëlsuesit artificialë më të zakonshëm të përdorur kryesisht te pijet me gaz do të shpallet si substancë kancerogjene (e mundshme) në ditët në vazhdim.
Substanca e qujatur aspartame, e përdorur në produktet nga pijet e gazuara kryesisht dietike deri te çamçakëzët, do të renditet në korrik si “ndoshta kancerogjene për shëndetin e njerëzve” për herë të parë nga Agjencia Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit (IARC), krahu i djathtë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), thanë burimet për Reuters.
Edhe pse deri tani nuk ka pasur asnjë studim shkencor lidhur me këtë çështje, teksa konsumatorët e shqetësuar janë duke pritur me padurim të gjitha rezultatet e fundit, të cilat lidhen drejtpërdrejtë me shëndetin e tyre.
Aspartami mund të gjendet në gati 6000 produkte ushqimore në mbarë botën dhe organet e industrisë e kanë kritikuar klasifikimin e ri si mashtrues dhe konfuz. Por gjithsesi njerëzit janë frikësuar.
Ndërkohë sipas mediave të huaja bëhet me dije se që nga viti 1981, JECFA ka thënë se aspartamente, kjo substancë që aktualisht mund të shpallet si kancerogjene është i sigurt për t’u konsumuar brenda kufijve të pranuar ditorë.
Për shembull, një i rritur që peshon 60 kg mund të pijë nga 12 deri në 36 kanaçe me sode dietike që të jetë i ekspozuar ndaj rrezikut.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit
Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
Trump: Irani po bën lëshime të mëdha
- 22:38 Meloni: Udhëheqësit evropianë duhet të forcojnë komponentin evropian të NATO-s
- 22:35 Protestat në Tiranë, Gjyli: Mendimi ndryshe po përballet me linçim në rrjete sociale
- 22:33 Karamuço: Është premtuar një dosje për prapavijat e protestës, do bëhet publike
- 22:24 Analisti Lita: Protestat në Tiranë do të vazhdojnë deri në mbylljen e tranzicionit
- 22:09 “Vajza e maskuar që hoqi flamurin izraelit”, Karamuço: E stërvitur, hyri nga Shtëpia me Gjethe…
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve