Eurodeputetët kërkojnë vendosjen e sanksioneve ndaj Milorad Dodik

5 Korrik 2023 | 10:39

Deputetët kryesorë të Parlamentit Evropian që merren me rajonin e Ballkanit Perëndimor, kanë kërkuar që të vendosen sanksione ndaj liderit të Bosnjë e Hercegovinës, Milorad Dodik, për shkak të veprimeve të tija secesioniste që dëmtojnë sovranitetin dhe integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës.

Shefi i Komisionit për politikë të jashtme, David McAllister, raportuesi për Bosnje e Hercegovinën, Paulo Rangel, dhe shefi i delegacionit për Kosovën dhe BeH-në, Romeo Franz nëpërmjet një deklarate të përbashkët kanë kërkuar masa urgjente nga BE-ja ndaj Millorad Dodikut.

“Nuk mund të tolerojmë më secesionistët dhe mbështetësit e tyre që në mënyrë sistematike të rrezikojnë Bosnje e Hercegovinën“, thuhet në deklaratën e tyre.

Ata dënojnë vendimin e Asamblesë së entitetit serb në Bosnje e Hercegovinë për të mos pranuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese të BeH-së, të cilin vendim e konsiderojnë sulm direkt nja rendit Kushtetues dhe ndaj marrëveshjes së Daytonit.

“Në dritën e provokimeve të fundit të presidentit Dodik dhe zyrtarëve tjerë udhëheqës të Republikës Sërpska, nevojiten urgjentisht veprime shtesë nga Bashkimi Evropian. Parlamenti Evropian vazhdimisht ka kërkuar nga Këshilli që të kalojë nga deklaratat verbale në veprime specifike ndaj atyre që qëllimisht rrezikojnë rendin kushtetues dhe integritetin e Bosnje e Hercegovinës.

Është koha e fundit për BE-në dhe vendet anëtare që më në fund të vendosin sanksione ndaj Millorad Dodikut, i cili tashmë është i sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania e madhe“, thuhet në këtë deklaratë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026