Berisha: 14 maji, farsa më e shëmtuar elektorale në 32-vite

5 Korrik 2023 | 12:39

Ish- kryeministri Sali Berisha ka publikuar këtë të mërkurë raportin mbi  zgjedhjet vendore të mbajtura më 14 maj, të cilat sipas tij janë farsa më e shëmtuar elektorale e 32 viteve të  fundit.

Ai tha para gazetarëve se dokumentet që ai zotëron do të jenë pjesë e  një raporti shumëvëllimësh me të cilat do të njihen të gjithë, mediat dhe të gjithë qytetarët.

“Sot ne paraqesim në vija të përgjithshme raportin e PD-së për farsën elektorale 14 maj 2023.

Ky raport bazohet në qindra dhe mijëra fakte, dokumente të konstatuara në të katër anët e vendit.

Në dhunimet e pashembullta të të drejtës së votës, në shndërrimin e zgjedhjeve në një farsë të vërtetë elektorale.

Këto që shihni ju këtu dhe të gjitha dosjet tjera janë dokumente zyrtare që dëshmojnë se Shqipëria kaloi me 14 maj farsën më të shëmtuar elektorale në historinë e saj 32-vjeçare.

Këto dokumente do të jenë pjesë e një raporti shumëvëllimësh, i cili do publikohet, me të cilin do njihen mediat, do njihen qytetarët shqiptarë, do njihen demokratët.

Por do njihen institucionet ndërkombëtare dhe qeveritë e vendeve të lira.

Do gjenden modalitetet për t’u hedhur edhe në Amazon, në mënyrë që të mund të njihet mbarë komuniteti ndërkombëtar me këtë farsë të shëmtuar zgjedhore, që ka për aktor kryesor Edi Ramën, një person të inkriminuar kokë e këmbë, i cili ka tmerr dhe ferr largimin nga pushteti për shkak të aferave të tij, mega-aferave të tij korruptive, kombëtare dhe ndërkombëtare.

Për shkak të mega-aferave korruptive të djegësve, të Portit të Durrësit, të Parkut të Butrintit, për shkak të mega-aferave familjare, pasurimit në mënyrë të përbindshme të anëtarëve të familjes së tij, për shkak të korruptimit që ky i ka bërë shefit të kundërzbulimit të agjencisë më të rëndësishme të zbulimit në botë, FBI, McGonigal”,-tha Sali Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane

Për Ministrin Hoxha, kjo vizitë pasqyron marrëdhëniet e forta bilaterale mes dy vendeve tona, të mbështetura nga një dialog politik intensiv në nivelin më të...
14:43 | 24/06/2026

Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit

Pas mbledhjes në selinë e Partisë Socialiste me drejtuesit politikë dhe kryeministrit Rama, gazetarja e Euronews Albania, Eksiola Shehu, solli më shumë detaje mbi atë...
10:14 | 24/06/2026

Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e së martës në Durrës, në zonën e Ish-Kënetës, në rrugën “Azem Hajdari”. Sipas informacioneve paraprake, në...
18:49 | 23/06/2026